INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat me Greqinë, a do ta japë Plotfuqishmërinë? Presidenti Meta përgjigjet kështu

Negociatat me Greqinë, a do ta japë Plotfuqishmërinë? Presidenti Meta përgjigjet kështu

Publikuar më: 22:20 27-02-2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” ku çështje themelore e diskutimit ishte sigurisht ajo e negociatave me Greqinë.
Presidenti Meta nuk ka deklaruar se do të japë plotfuqishmërinë apo nëse nuk do e japë, por theksin e ka vënë tek zbatimi i ligjit dhe tek fakti se është me rëndësi që deri më sot, Presidenca dhe Ministria e Jashtme janë në kontakt dhe se procesi po vazhdon. Meta theksoi se do të përmbushet detyra e Presidentit si nga ana institucionale dhe nga ana kushtetuese.

"Do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrën time, kushtetuese dhe institucionale. Ne do të jemi transparente. Kemi bërë të qartë se çfarë kërkohet nga Presidenti. Pastaj ka pasur një reflektim nga MEPJ i cili në disa elementë është vlerësuar për t’u plotësuar më tej.

Dikush mund të mendoj se jam në një situatë të vështirë po unë jam në një situatë shumë komode, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Opozita ka një mendim tjetër, qeveria ka një mendim tjetër, unë i respektoj të dyja këto

Nuk ka asnjë synim paragjykim ndaj listës së negociatorëve, ka pjesën e saj të rëndësisë në negociata. Unë shpresoj se do të kemi listën më të mirë. Nuk kam paragjykime por ndikohemi nga opinionet që qarkullojnë.

Sa për negociatat mes Bushatit e Kotzias, nuk mund të them se kam ndonjë informacion të jashtëzakonshëm, kemi disa informacione nga takimi i fundit me ministrin e Bushati, kemi kërkuar më tepër saktësime.

Unë institoj në respektimin strikt të pikave të gjykatës Kushtetuese sepse është detyra ime, unë mbaj përgjegjësi nesër pasnesër edhe ligjore për mos respektimin e këtyre kërkesave, veçse mbaj edhe përgjegjësi politike.

Unë dua që këtë proces ta blindoj. Nga pikëpamja kushtetuese dhe nga përmbajtja se mendoj që këto janë të lidhura bashkë. Kaq. Dhe unë këtu kam qenë që nga 24 korriku në rast se kjo gjë ka pasur mundësi të bëhej më përpara. Veprimet e Presidencës dhe presidentit kanë qenë më të shpejtat e mundshme."

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë akuzat ndaj Artur Meçollarit, një nga negociatorët e kufirit detar me Greqinë i akuzuar si spiun, duke thënë se nuk ka informacion më shumë se ç’thuhet në media.
Por Meta ka shtuar se letra që Meçollari i kishte dërguar ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku shprehte revoltën për mbylljen e çështjes së marrëveshjes së parë të detit, është element pozitiv pasi tregon që ai ishte i ndjeshëm ndaj çështjes ku pretendonte se marrëveshja ishte bërë në dëm të vendit tonë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040140151977539