INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat me Greqinë dhe rasti Cakaj. Meta: Presidenti autorizon vetëm Ministrin e Jashtëm, Edi Ramën

Negociatat me Greqinë dhe rasti Cakaj. Meta: Presidenti autorizon vetëm Ministrin e Jashtëm, Edi Ramën

Publikuar më: 18:32 09-02-2019

Gjatë një interviste për “ Zërin e Amerikës” Presidenti Ilir Meta thotë se për rastin e Unazës së Re në Tiranë janë ndjekur procedura ekstraligjore që sipas tij nuk tregojnё pёr njё vend, ku sundon ligji, por tregojnё thjesht pёr njё vend ku sundon shumica.

Por i pyetur nga “VOA” seç qëndrim do të mbajë ai tani që kryeministri ia delegoi detyrën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakajt, Meta tha se ai njeh si Kryediplomat të Shqipërisë vetëm Ramën.

INTERVISTA:

Ilir Meta: Do tё doja tё bёja njё korigjim. Duke iu referuar asaj çfarё ka shprehur ish-kandidati pёr ministёr tё jashtёm: nuk kishte tё bёnte me çёshtjen e negociatave me Greqinё, por kishte tё bёnte me njё qёndrim tё shprehur prej tij nё lidhje me njё kocept tё ri, qё ka dalё pёr korigjime tё pёrgjithshme territoriale nё Ballkanin perёndimor, sepse nuk ka lidhje me kёtё çёshtje. Ndёrsa çёshtjen e marrёdhёnieve me Greqinё e lidha thjesht me vendimin qё ёshtё nё fuqi tё Gjykatёs Kushtetuese pёr shkak tё marrёveshjes sё mёparshme, qё u rrёzua pas kёrkesёs sё Partisё Socialiste, i cili pёrcakton se cilat janё kompetencat e Presidentit dhe tё çdo institucioni nё fushёn e politikёs sё jashtme pёr lidhjen e marrёveshjeve ndёrkombёtare.

Pёr tё ardhur nё thelbin e pyetjes tuaj, se nuk doja tё lija njё keqkuptim: Presidenti e ka shumё tё qartё dhe autorizon vetёm ministrin e jashtёm, i cili nё kёtё rast ёshtё vet kryeministri, me kёrkesёn e tij, dhe ai quhet zoti Edi Rama.

Zёri i Amerikёs: Ai transferoi kompetencat tek zoti Cakaj.

Ilir Meta: Unё e kam shumё tё qartё se cila ёshtё detyra ime dhe cili ёshtё detyrimi im kushtetues.

Zёri i Amerikёs: Jemi ende te bisedimet me Greqinё. Ndёrsa u duk se palёt ishin shumё afёr arritjes sё njё marrёveshje ose pёrfundimit tё negociatave, duket se çёshtjet kanё mbetur pezull, janё lёnё nё harresё. A mendoni se ka ende shpresё, se mund tё arrihet njё marrёveshje sё shpejti, ose ku ёshtё statusi i kёsaj marrёveshje?

Ilir Meta: Besoj se unё i kam pёrmbushur dhe vazhdoj t’i pёrmbush me pёrgjegjёsi tё gjitha detyrimet e mia kushtetuese si President i Republikёs dhe pёr kёtё njё ndihmё tё madhe kam nga vet vendimi i Gjykatёs Kushtetuese pёr kёtё çёshtje dhe pёr çdo marrёveshje tё ngjashme tё kёtij karakteri dhe do tё vazhdoj nё kёtё mёnyrё deri nё fund. Jam shumё i interesuar qё kjo çёshtje tё ishte zgjidhur qё dje, pra, dhe jo sot apo nesёr. Gjithmonё referuar Kushtetutёs dhe vendimit tё Gjykatёs Kushtetuese tё Republikёs sё Shqipёrisё, nё mёnyrё qё tё hidhet njё hap tjetёr pёrpara edhe nё marrёdhёniet tona me fqinjin jugor.

Gjatë intervistës ai u pyet për dialogun Kosovë-Serbi, debatet e fundit për situatën e korrupsionit në Shqipëri, pas rastit të tenderave në Ministrinë e Drejtësisë apo dhe përplasjet me Qeverinë

Zёri i Amerikёs: Zoti President! Gjatё ditёve qё keni qenё nё Uashington, nё takimet qё keni patur, ju jeni shprehur edhe pёr çёshtjen e dialogut tё Kosovёs me Serbinё. Beogradit dhe Prishtinёs .Ju jeni shprehur se nuk duhet tё ketё ndryshim kufijsh. Nёse mund t’iu pyes: Pёrse kjo kundёrshti, kur nuk dihet ende se pёr çfarё po diskutohet?

Ilir Meta: Unё pajtohem plotёsisht me ju qё ёshtё i domosdoshёm, madje ёshtё i vonuar, do tё thosha, gjithё ai proces qё ka tё bёjё me pёrfundimin e dialogut Kosovё - Serbi, pasi ky ёshtё njё dialog qё po vazhdon prej mjaft vitesh. Ёshtё njё dialog qё u quajt “pёr normalizimin” dhe tani tё gjithё kёrkojnё finalizimin e tij, ndёrkohё qё ne ende nuk kemi njё bilanc tё plotё tё normalizimit dhe tё zbatimit tё marrёveshjeve tё deritanishme. Megjithatё, pёrsёri unё bashkohem me atё kёrkesё, me atё interes tё pёrgjithshёm, sepse ёshtё interes edhe i Shqipёrisё, po ёshtё interes edhe i partnerёve tanё dhe i vet proceseve integruese, tё cilave ne iu jemi bashkuar. /Zeri i Amerikes.

 

Article Logic
Execution time: 0.003591775894165