INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë kusht për integrimin? Flet Mogherini

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë kusht për integrimin? Flet Mogherini

Publikuar më: 16:23 23-02-2018

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë marrë vëmendjen e Brukselit. Është përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme Federica Mogherini u ka dërguar të premten një mesazh vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është bërë publike menjëherë pas takimit që Mogherini që zhvilloi me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras në kuadër të samitit të sotëm të liderëve të BE-së
Federica Mogherini:
“Për perspektivën europiane të këtyre vendeve është kusht zgjidhja e problemeve që ekzistojnë ndërmjet tyre”.
Mediat raportojnë se gjatë takimit, Tsipras e informoi zonjën Mogherini për zhvillimet në negociatat e intensifikuara për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedonisë. Gjithashtu, edhe për negociatat me Shqipërinë, për paketën e çështjeve problematike midis të dy vendeve.
Siç transmeton agjencia greke e lajmeve, ANA-MPA, Mogherini tha se Brukseli i mirëpret negociatat me Shkupin dhe Tiranën dhe theksoi se BE e konsideron Greqinë një “vend-kyç” në rajon.
Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme diskutoi me kryeministrin grek edhe vizitën që do të zhvillojë në Ballkan presidenti i Komisionit Europian Jean Claude-Juncker, të cilin zonja Mogherini do ta shoqërojë.

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766