Kreu i shtetit Ilir Meta i pyetur në bashkinë e Pustecit për tre vendet skeptike për negociata , tha se duhet të angazhohemi në mënyrë bashkëpunuese dhe se Shqipëria i ka të gjitha shanset për sukses.
“Unë besoj se janë të gjitha mundësitë që vendi ynë të ketë sukses duke marrë një mesazh pozitiv. Të gjithë duhet të punojmë të angazhohemi për mirë për pritshmeritë jo vetëm të partnerëve tanë por edhe të këshilltarëve në mënyrën më të përgjegjshme dhe bashkëpunuese, jashtë cdo fryme konfliktuale dhe përjashtimi artificial” u shpreh Kreu i Shtetit.
Këtë të shtunë Meta ka çelur sezonin turistik në zonën e Pustecit, dhe liqenin e Prespës, bashkë me autoritetet vendore.