INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat, Mogherini: E shoh si Formula 1, gara nisi, por mesazhi im për opozitën…

Negociatat, Mogherini: E shoh si Formula 1, gara nisi, por mesazhi im për opozitën…

Publikuar më: 12:12 18-04-2018

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama u shpreh se do të ketë të njëjtin mesazh edhe për opozitën ashtu si edhe mesazhi i dhënë për mazhorancën.

Mogherini theksoi se rezultati nuk është i mazhorancës apo i ndonjë institucioni, por i të gjithë atyre që kanë punuar ndër vite.

Ndër të tjera ajo u shpreh se sa i përket anëtarësimit në BE tashmë nis gara e vërtetë duke e krahasuar me Formula 1.

“Unë do të takohem me opozitën, mesazhi im për ta do të jetë i njëjtë si ai me mazhorancën. Ky nuk është një rezultat i mazhorancës, i një institucioni apo i një tjetri, por i të gjithë atyre që kanë punuar për të arritur këto objektiva. Nuk ka ndodhur asnjëherë në BE, që rrugëtimi në BE të jetë përdorur nga një parti apo tjetra. Shoh unitet te njerëzit e këtij vendi kur bëhet fjalë për të integrimin në BE.
Nëse Shqipëria dha rezultate në reformën e drejtësisë në procesin e vettingut ndodhi sepse forcat politike u bënë bashkë. Ky është një rekomandim i pakushtëzuar në termat teknike nëse gjërat do të vazhdojnë. Politika e zgjerimit mbështetet në vlerësimin e mbështetur në meritë dhe rezultati ishte pozitiv. Unë mendoj se kemi lajm shumë të mirë jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin. Jo dosmosdoshmërisht ka qenë dhuratë. Imazhi që unë kam është linja e nisjes së F1 dhe semafori është i gjelbër, tani fillon gara”, tha Mogherini.

Article Logic
Execution time: 0.0041859149932861