Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar në “Facebook” për deklaratat e kryeministrit Rama se është gati të bëjë gjithçka për negociatat.
Ai thotë se për kryeministrin është më e lehtë të shesë vendin sesa të lërë pushtetin.
Postimi i Palokës
“Jam gati te bej gjithshka per negociatat”-thote Rama per median austriake.
Ne fakt eshte gati te bej gjithshka pervec atyre qe i kerkojne te bej.
Eshte gati te veteofrohet ( te ofroje Shqiperine ne fakt) per arme kimike dhe plehra toksike po nuk eshte gati te ndal krimin e organizuar dhe trafikun e droges.
Fal detin dhe naften e shqiptareve po nuk heq dot dore nga koncesionaret dhe oligarket e tij.
Merr persiper te denoj me kthim ne mjerimin e “rilindjes” te qindramije shqiptareve qe sot jane te detyruar te kerkojne shpresen neper Evrope, por nuk merr persiper te bej reforme zgjedhore e as drejtesi te pavarur qe t’ju jap shqiptareve te drejten te zgjedhin lirisht ata qe duan ti qeverisin .