INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat për Shqipërinë/ Greqia nuk do i bllokojë, por ka një kusht

Negociatat për Shqipërinë/ Greqia nuk do i bllokojë, por ka një kusht

Publikuar më: 13:47 29-07-2019

Greqia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, por pritet të vendosë kushtet e saj.

Kështu shkruan gazeta greke “Kathimerini”, duke iu referuar analistëve dhe burimeve të afërta me kryeministrin e Greqisë.

Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit me të dy shtetet. Ndërkohe që mbetet për t’u parë nëse Këshilli do të vendosë “pro” këtij rekomandimi apo jo në tetor.

“Greqia nuk do t’i thotë jo askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj“, tha një burim i afërt me Kryeministrin grek shkruan e përditshmja. Vëzhguesit thonë se Athina do të kërkojë që Shkupi të zbatojë rreptësisht marrëveshjen e Prespës.

Ndërkohë që në rastin e Shqipërisë, Athina pritet të kërkojë mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike greke në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare.

athina.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713