INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat, Rama: Opozita esadiste, si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë

Negociatat, Rama: Opozita esadiste, si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë

Publikuar më: 17:50 27-06-2018

Vetëm një ditë pas vendimit të BE-së për shtyrjen e negociatave kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë para ministrave dhe deputetëve.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se Shqipëria mori një datë fikse për hapjen e negociatave.

Sipas Kryeministrit opozita gënjen shqiptarët kur thotë se negociatat janë shtyrë. Sipas tij nga sot Shqipëria është më pranë BE-së.

“Opozita esadiste dhe mediat pranë saj hedhin helm. Çfarë vulgariteti, çfarë ligësie, çfarë pabesie ndaj atyre shqiptarëve që e duan Shqipërinë. Po si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë. Si mund të pranojë Këshilli, vendosjen e negociatave në një vend të zhytyr në drogë e korrupsion. Një grusht njerëzish pa fe, pa din e imam. Meqë Shqipëria mori rekomandimin e pastër për të hapur negociatat, na është dashur të thyejmë një numër rekord komunikimesh me shtetet anëtar” u shpreh Rama.

Më tej Kryeministri ka thënë se qeveria është duke ndjekur rrugën e Reformave.

Sipas tij nuk humbasim 12 muaj, por ka 12 muaj për thellimin e reformave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389