Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, person nën hetim nga prokuroria, ka udhëtuar këtë të premte drejt Gjermanisë, vend anëtar i hapësirës Shengen. Burime konfidenciale konfirmojnë lajmin për Top Channel, ndërsa avokati i tij Maks Haxhia ka deklaruar se Tahiri ka udhëtuar në cilësinë e një njeriu të lirë.Ky udhëtim vjen pas një heshtjeje të gjatë të ish-ministrit, që një ditë më parë mungoi në Parlament, ku emri tij ridoli në skenë. Ndërkohë, burime të tjera shtojnë se arsyet janë familjare.
Ndërkohë Prokuroria ka sqaruar për Report Tv se për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka asnjë masë kufizuese për të lëvizur jashtë vendit, pasi nuk i është bllokuar pasaporta.