INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nën pushtetin e uraganeve. Norma e Jose po i afrohen SHBA-ve pas Irmës

Nën pushtetin e uraganeve. Norma e Jose po i afrohen SHBA-ve pas Irmës

Publikuar më: 13:17 17-09-2017

Uraganet po kthehen në tmerrin e SHBA-ve. Një uragan i tretë pritet të godas në fundjavë SHBA-të verilindore.  Qendra Kombëtare e Uraganit në SHBA thotë se  uragani Jose mund të rrezikojë Neë York City-n dhe zona të tjera të Bregut Lindor javën e ardhshme, ndërsa një tjetër uragan, Norma, ky i zbutur, po i drejtohet Baja California-s në Meksikë. Jose ndodhej 750 kilometra në juglindje të Cape Hattersa-it në Karolinën e Veriut, kur u shndërrua në një uragan të kategorisë së parë të premten mbrëma. Duket se i drejtohet Neë York-ut ose Neë Jersey-t për të mbërritur të mërkurën në mëngjes, sipas qendrës së uraganeve. Norma pritet të forcohej disi gjatë dy ditëve të ardhshme, tha NHC. Sipas parashikimeve të NHC, Norma mund të godas pjesët jugore të Baja Kalifornisë pranë vendpushimeve turistike të saj të njohura deri të hënën, kur parashikohet të dobësohet përsëri. Kjo stuhi e fuqishme vjen pasi dy uragane të fuqishëm shkatërruan vendet bregdetare që goditën duke lënë mbi 100 të vdekur. I pari, Harvey, përmbyti Teksasin dhe pas tij, Irma shkatërroi bregun lindor të Florida-s, duke lënë dhjetëra të vdekur. 

Article Logic
Execution time: 0.0023231506347656