INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nën ‘sitën’ e Vettingut, a e kaloi provën gjyqtarja e Kurbinit…

Nën ‘sitën’ e Vettingut, a e kaloi provën gjyqtarja e Kurbinit…

Publikuar më: 09:17 04-06-2018

Këtë të hënë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Kurbinit, Marçela Shehu.

Në seancën dëgjimore të 1 qershorit, KPK zbuloi pasurinë e gjyqtares Shehu, ku pas verifikimit të thelluar ka rezultuar se ajo ka një shtëpi banimi 100 m2, një makinë, para cash dhe depozitë kursimi për fëmijët.

Të ardhurat e gjyqtares përbëhen vetëm nga paga e saj dhe e bashkëshortit që kapin vlerën 12.9 milionë lekë.

Gjyqtarja ka gjithashtu në bashkëpronësi një shtëpi private të ndërtuar në vitet 1998-2000.

Gjyqtarja e Kurbinit, Marçela Shehu, është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432