INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nën “sitën” e amerikanëve çdo zyrtar shqiptar që kërkon vizë!

Nën “sitën” e amerikanëve çdo zyrtar shqiptar që kërkon vizë!

Publikuar më: 10:18 16-03-2016

Edhe zyrtarët shqiptarë do të përballen me kontrolle të rrepta për të marrë një vizë amerikane. Këtë ka shprehur Drejtori i zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore Thomas Yazdgerdi në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ja deklarata e Yazdgerdi:

“Në rastin e gjyqtarëve atyre u janë mohuar vizat dha baza e këtij mohimi ka qenë korrupsioni. Në Shtetet e Bashkuara një praktikë e tillë bazohet ligjërisht tek dekretet presidencialë dhe kohët e fundit është përdorur në rastin e disa gjykatësve në Shqipëri. Çdo pushtetar që kërkon viza për në Amerikë, mund të jetë objekt i këtyre dekreteve. Ne do t’i shqyrtojmë rastet për të parë nëse një gjë e tillë është e justifikuar.”
Zyrtari amerikan ka folur dhe për reformën në drejtësi duke theksuar se palët janë afër konsensusit dhe se qytetarët shqiptarë duan një sistem drejtësie të pa korruptuar.

Thomas Yazdgerdi ka folur dhe për Byronë e Hetimit.

Yazdgerdi: Është e rëndësishme që qeveria të arrijë të miratojë, me sa më shumë mbështetje që mundet, ligjet përkatëse për këtë byro. Ne e dimë se qeveria është e interesuar për të patur një Byro Kombëtare Hetimi, pak a shumë si FBI-ja amerikane.Ne mendojmë se kjo është një ide e mirë dhe e mbështesim atë. Ajo do të merrej me ndjekjet penale të nivelit të lartë, me korrupsionin në nivele të larta. Kjo është e rëndësishme.
Zyrtari amerikan ka vlerësuar vendin tonë dhe për çështjen e muxhahedinëve edhe pse nuk përmendi shifra, u shpreh me mirënjohje për ndihmën në këtë drejtim.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939