INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna denoncon: Më përdhunuan dhe me “çmendën” vajzën në punë!

Nëna denoncon: Më përdhunuan dhe me “çmendën” vajzën në punë!

Publikuar më: 09:49 02-09-2016

Prindërit e Desara Çonikut, 23 vjeçare nga Durrësi, kanë bërë një denoncim që rallë e has në shoqërinë shqiptare. Vajza e tyre është përdhunuar e më pas ka shfaqur probleme të rëndë mendore në punë. Sipas nënës se Desarës, Nevruze Çoniku, ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin gusht, kohë kur vajza e saj është pushuar nga puna. 23 vjeçarja punonte në një familje në Durrës, ku mbante një fëmijë të sëmurë, ku çifti ishte i divorcuar. Por me kthimin e ish bashkëshortes nga Italia, 23 vjeçarja, e cila ishte dhe burimi i vetëm financiar për familjen e saj, është pushuar nga puna. Por tre ditë më vonë, thotë nëna e saj, ajo është telefonuar nga burri i familjes, ndërsa Desara ka vrapuar drejt banesës ku punonte për rreth 6 muaj. Nëna thotë se ka shkuar pas saj, dhe kur ka arritur në banesën ku vajza e saj punonte, e ka gjetur atë në gjumë, por kur është zgjuar, ajo është shokuar nga gjendja e vajzës.
Nevruze Çoniku:
“Tri ditë më pas, vajzën e mori dikush në telefon. Ajo iku zbathur nga shtëpia pa më thënë se ku do të shkonte. Disa orë më pas e gjeta atë në shtëpinë e familjes që e kishte punësuar. Ajo doli e zhveshur lakuriq dhe kishte ikur nga mendtë e kokës”.
E pas kësaj situate, familja e 23 vjeçares ka denoncuar rastin në polici.
Nevruze Çoniku:
“Pasditen e 23 gushtit bëmë denoncim në polici. Vajzën e mbajtën me pranga në duar. Më pas e çuan në spital, tek ekspertiza mjekoligjore. Një punonjës policie u mor me mjekët dhe me kryerjen e procedurave dhe të nesërmen në drekë e dërguan Desarën në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.
Unë dyshoj që vajzën, e cila luajti mendsh ma kanë torturuar, dhunuar e përdhunuar. Kjo, nisur nga shenjat që ajo i kishte në trup. Asnjëherë nuk ka qenë e sëmurë. Madje vajza ishte ajo që punonte e mbante shtëpinë tone”.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381