Nëna e Cristiano Ronaldos ka folur për herë të parë pas kalimit të djalit të saj në Itali tek skuadra e Juventus. Ajo tha se ndjehet shumë e lumtur për një transferim të tillë.
“Jam shumë e lumtur me vendimin e tij. Është një ditë shumë e lumtur për të gjithë ne. Djali im do ta bëjë Juventusin edhe më të madh. Kjo është një aventurë dhe një jetë e re. Ai e shijoi kohën e tij në Real Madrid dhe kishte nevojë për sfida të reja”, u shpreh ajo
Nëna e sulmuesit potugez i ka mohuar lajmet të cilat thonë se ajo ka dëshiruar që djali i tij të transferohet në ManchesterUnited.