INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna e frikshme denoncon të humbur të birin, por...[FOTO]

Nëna e frikshme denoncon të humbur të birin, por...[FOTO]

Publikuar më: 14:30 04-09-2018

Një ngjarje e rëndë me protagoniste një nënë të re 20 vjeç dhe djalin e saj 3 vjeç po bën xhirron e botës. Ajo ka denoncuar në policinë e Las Vegasit se i biri është zhdukur kur në fakt ajo e ka vrarë atë.

Trupi i të miturit, u gjeti i pajetë pranë Zonës Kombëtare të Liqenit Mead, një ditë më pas. Cassie Smith pasi kreu aktin makabër i telefoni policinë rreth orës 9 të mëngjesit, duke u thënë se ajo kishte marrë djalin e saj për ta ushqyer në park dhe për një moment u shkëput për të përdorur telefonin e saj, por kur u kthye vogëlushi nuk ishte më. Policia nisi menjëherë kërkimet duke mbyllur parkun dhe kontrolluar të gjitha makinat që ishin aty. Por hetuesit nisën të kishin dyshime lidhur me version që nëna dha në polici. Një agjent i vrasjeve, Ray Spencer tha në një konferencë shtypi se nuk kishte kuptim që nëna të merrte Danielin në Sunset Park, pasi ata jetonin në një zonë shumë më larg se parku ku kishin shkuar për të shëtitur.
Më pas hetuesit gjetën trupin e të voglit të hedhur në parkun e liqenit Mead. Gjithashtu u zbulua se brenda 24- orëve nuk kishte ndodhur asnjë aksident në atë zonë, kështu që të gjitha hetimet u kthyen drejt nënës. Policia arrestoi Cassie Smith dhe të dashurin e saj, 40-vjeçar, pasi dhe ky i fundit ka qenë bashkëpuntor në krim.

nena.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605