INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna i braktis, 6-vjeçarja kujdeset për të atin e paralizuar [VIDEO]

Nëna i braktis, 6-vjeçarja kujdeset për të atin e paralizuar [VIDEO]

Publikuar më: 17:16 05-10-2018

Ndodh shpesh që në kohërat më të vështira të jetës edhe pse fëmijë, rritesh para kohe bëhesh me i fortë e guximtar. Historia e kësaj vajze gjashtëvjeçare në Kinë ka treguar një sakrificë të madhe pas një aksidenti të tmerrshëm , që ndryshoi fatin e familjes së saj. 6-vjeçarja, Jia Jia është kthyer në fenomen në Kinë pasi prej 2 vitesh kujdeset e vetme për babanë e paralizuar, pasi nëna e saj i braktisi pas ngjarjes. E përballur me situatën e vështirë, vajza e vogël filloi të kujdesej për babanë e saj në Provincën Ningxia, pavarësisht faktit se ajo ishte vetëm një fëmijë i vogël. Vajza zgjohet çdo ditë në orën 6- të mëngjesit për të masazhuar muskujt e të atit Tian Haicheng për gjysmë ore, më pas i pastron dhëmbët dhe fytyrën e pastaj ajo niset për shkollë. Edhe pse është shumë e vogël për të marrë përgjegjësitë, Jia shprehet se ajo nuk ndihet kurrë e lodhur duke ndihmuar të atin e saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709