Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një minoren shqiptar është përdhunuar nga 31-vjeçar pakistanez. Sipas mediave greke, nëna e djalit 14 vjeç ia besoi djalin 31-vjeçarit me origjinë nga Pakistani në punë. Ngjarja ka ndodhur në Sofiko Korinthias, ndërsa familja shqiptare ishte rezidente në Megara. Nëna e 14-vjeçarit i kishte kërkuar pakistanezit që punonte në një kompani me të huaj që të merrte dhe djalin e saj për punë sezonale. Të premten djali që kishte qëndruar me pakistanezin, telefonoi të ëmën duke i treguar ngjarjen. Nëna e minorenit shkoi në Korint dhe denoncoi ngjarje në polici. Si pjesë e hetimeve paraprake, fëmija i ekzaminuar nga një mjek ligjor, i cili arriti në përfundimin se ai është përdhunuar dhe i huaji është arrestuar. Policia greke po vazhdon hetimet dhe po verifikon të kaluarën e pakistanezit.