INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna: Ja pse djali 9 vjeçar u largua nga shtëpia

Nëna: Ja pse djali 9 vjeçar u largua nga shtëpia

Publikuar më: 10:41 27-05-2016

Nëna e 9 vjeçarit, që u shpall i humbur, por pak orë më vonë u gjend në shtëpinë e shokut të tij, ka zbardhur arësyet e largimit të djalit nga shtëpia. Duket se familja shqiptare është në krizë, dhe të tillë situatë po kalon dhe familja e Brajanit. Kjo situatë është pranuar nga nëna e tij, Genta Plaku, e cila mësohet të ketë thënë në media se dhuna në familjen e saj është e vazhdueshme.
“Djali im i mitur ka frikë nga errësira. Ai nuk mund të flinte kurrë jashtë. E them këtë pasi Brajani fle me mua edhe tani që është 9 vjeç. Duke qenë natyrë e brishtë unë kurrë nuk ia kam prishur tim biri. Madje ai është bërë shkak që familja ime të mos ndahet. Ne kemi patur probleme si çift pasi bashkëshorti im është i papunë dhe pi alkool. Kjo ka bërë që im shoq të ushtrojë dhunë në familje. Unë kam kërkuar ndihmën e policisë dhe gjykata më ka dhënë urdhër mbrojtje. Jetojmë në një shtëpi. Brajani më është lutur si nënë, më ka thënë që i do të dy prindërit në shtëpi. Ai ka këmbëngulur që ne të mos ndahemi pavarësisht asaj që ka ndodhur pasi tani ujërat sikur janë qetësuar. Burri nuk ushtron më dhunë”.
Genta, nëna e djalit 9 vjeçar, rrëfen dhe momentin kur u takua me fëmijën, pas largimit për 20 orë nga shtëpia.
“M’u hodh në qafë e më tha ‘o mami, unë nuk e dija që do mërziteshit kaq shumë’. Më tha se kishte fjetur te një shok të cilin e kishte njohur në një qendër interneti ku luajnë fëmijë. Shoku që është moshatar me të nuk i kishte prindërit në shtëpi, ishte me gjyshin e tij. Në mëngjes kur ishte zgjuar nga gjumi im bir nuk kishte shkuar në shkollë por ishte sorollatur afër stadiumit ku ka ca kënde lojërash për fëmijë”.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055