Kjo është një ndër ato lloje ngjarjesh e cila nuk dëgjohet shpesh... Një nën ka lindur krejtësisht e vetme dhe me dëshirën e saj foshnjën në oborrin e shtëpisë dhe për të mos mjaftuar me kaq, ajo e ka xhiruar të gjithë procesin dhe videoja është parë nga 1.4 milion njerëz në botë për momentin.
"Është gjëja më e natyrshme dhe normale në botë. Unë nuk mendoj se është e çuditshme. Në kulturat e vjetra vajzat shikonin nënat e tyre të lindin në mënyrë që ta dinin se çfarë ishte. Tani shansi për ta bërë këtë është shumë i vogël. Kjo u jep njerëzve mundësinë për të parë lindjen, dhe sidomos lindjen pa ndërhyrje. Është një gjë e rrallë për të parë. Unë e dua familjen time të lumtur dhe të shëndetshme", u shpreh Sarah Schmid nga Halle, Gjermani.
"Kam studiuar mjekësi, edhe pse tani jam një mami me kohë të plotë. Pashë femra që lindnin në spital dhe mendova: Nuk mund ta bëj këtë. Nuk është relaksuese", shpjegoi 36-vjeçarja, nënë e 6 fëmijëve, Johanna, 11, Jonathon, 10, Emanuel, 8, Elisabeth, 6, Konstantin, 3, dhe Kiran, 1 vjeç.
"Kam lexuar shumë mbi lindjen. U përpoqa të mësoja gjithçka rreth lindjes që mendova se duhet ta dija".
Sarah e cila është e martuar me Timon 41-vjeç, tha se fëmijën e dytë e ka lindur e vetme në një pyll në Suedi.