I lënë totalisht i vetmuar në një makinë të mbyllur ndërkohë që e ëma e tij festonte me miqtë e saj. Kjo i ndodhi një foshnje 2-vjeçar, i cili u gjet nga kalimtarët pas të bërtiturave të mëdha. Tani nëna 25-vjeçare do të përballet me akuzat e neglizhencës ndaj fëmijës pasi e la djalin e saj vetëm për të shkuar në një festë. Ngjarja ndodhi në Schaffheasuen të Zvicrës, kur policisë iu desh të njoftonte një mekanik për të liruar fëmijën. E ëma e tij nuk u shfaq deri në mesnatë, kur i tha policisë se kishte dalë me kolegët e punës. Një dëshmitar u nevrikos aq shumë nga reagimet e 25-vjeçares sa që goditi makinën, raporton policia. Një grup njerëzish kërkonin rreth zonën për të gjetur të zotin e makinës, por pas përpjekjeve të kota njoftuan policinë.