INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SKANDAL! Nëna monstër nga Fieri pranon përdhunimin e vajzës

SKANDAL! Nëna monstër nga Fieri pranon përdhunimin e vajzës

Publikuar më: 10:05 12-09-2016

Shokuese ka qënë deklarta e nënës monstër, Selvie Yzeiraj kur është pyetur nga policia në lidhje me përdhunimin sistematik të vajzës së saj nga njerku. Ajo e ka thënë troç që jo vetëm ka qënë në djeni, por dhe i ka parë vetë disa herë.
“Po, i kam parë që të kryenin marrëdhënie, por kisha turp ta tregoja se do bëhej vajza me fjalë”, ka rëfyer nëna monstër.
40 vjeçarja ka vijuar rrëfimin duke shtuar se bashkëjetuesi i saj nuk e trajtonte si vajzën e tij dhe për këtë arsye ata beni sherr çdo ditë.
Vajza në këto kushte me mbështejen e dajës së saj ka mundur të denoncojë jo vetëm njerkun, por dhe nënën, pasi ajo nuk e ka mbrojtur përballë ngacmimeve të hershme të njerkut e më pas as nga marrëdhëniet seksuale me dhunë me të.
Në dëshminë e dhënë, 12¬-vjeçarja ka treguar se prej 6 vitesh ishte përdhunuar nga njerku, por në asnjë moment nëna e saj nuk është larguar nga bashkëjetuesi apo ta heqë vajzën nga duart e tij, e jo më të denoncojë rastin.
Sipas Panorama, ndërsa nëna e të miturës ka dhënë në dy raste variante të ndryshme pas arrestimit, i vetmi që i ka qëndruar dëshmisë së tij ka qenë vetë Ilmi Hoxha, njerku që e ka mohuar.
I arrestuar bashkë me bashkëjetuesen, 52-¬vjeçari është shprehur se çdo gjë që është thënë për të implikuar atë në akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur, është sajesë dhe shpifje e stisur nga nëna e të miturës, por pa dhënë arsyen pse mendon që Selvia ta ketë bërë një gjë të tillë. Gjithësesi mjekët e kanë thënë fjalën e tyre se më të miturën është abusuar seksualisht pasi ajo rezulton e defloruar e herëshme.

Article Logic
Execution time: 0.0031640529632568