INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna nga Saranda rrëfen e tmerruar: “ Kam frikë nga im bir, ai do të më vrasë”

Nëna nga Saranda rrëfen e tmerruar: “ Kam frikë nga im bir, ai do të më vrasë”

Publikuar më: 11:59 02-09-2017

“Kam frikë nga im bir, ai do të më vrasë. Është hera e dytë që thyen urdhrin e mbrojtjes që ka lëshuar gjykata ndaj meje, ndërsa më ka rrahur barbarisht. Më kërkon para që të blejë drogë, pasi ka disa vite që konsumon heroinë. Ai nuk ka lënë orendi shtëpiake pa shitur. Nuk di se çfarë të bëj me të. Më ndihmoni!”. Kjo është deklarata që ka dhënë në polici Eleni Qendro, banuese në lagjen nr.3 të qytetit të Sarandës, e cila denoncoi një ditë më parë dhunën që djali ushtronte mbi të. E moshuara ka pohuar se ajo është dhunuar sistematikisht nga djali, por fillimisht ka pasur turp që ta denonconte atë. Menjëherë pas kallëzimit, policia e qytetit bregdetar ka arrestuar 29-vjeçarin Enea Qendro, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhrin e mbrojtës që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për Eleni Qendron. Mësohet se i riu akuzohet për veprat penale: “Dhuna në Familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ndërkohë, burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se 29-vjeçari është person me precedent penal. Sipas bluve, më 19 korrik të vitit që shkoi, Enea Qendro u dënua me 1 vit burg se dhunoi nënën dhe theu urdhrin e mbrojtjes. Ndërsa, më 16.02.2015, ai është dënuar me 140.000 lekë të reja gjobë për plagosjen me thikë të shoku të tij, të cilit më parë i kishte djegur motorin. Në dëshminë dhënë një vit më parë në polici siguruar ngamediat, gruaja e moshuar ka treguar se djali i saj u bë i dhunshëm kur u kthye nga Greqia ku dyshonte se kishte përdorur heroinë. Ai ka filluar të ushtrojë dhunë sistematike psikologjike dhe fizike ndaj saj, ka shkatërruar banesën, si dhe ka shitur orenditë shtëpiake. Një vit më parë ai e ka dhunuar nënë e tij duke i marrë me forcë lekë me qëllim që të blinte lëndë narkotike. Në këtë kohë, pasi ai është larguar, ajo është paraqitur në polici dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Edhe pse me urdhër mbrojtje që e ndalonte djalin t’i afrohej 100 metra nënës së tij, ai i ka shkuar sërish në banesë e ka kapur për flokësh, e ka dhunuar dhe i kërkonte lekë për të blerë heroinën, – bëhet e ditur në dëshminë e dhënë nga e moshuara. Kur ajo i ka thënë se nuk kishte lekë që t’i jepte, i riu i ka thënë shko kërko ku të duash se unë do të vras. Ajo është shtirur se do të gjente lekët dhe ka njoftuar menjëherë policinë, e cila e shoqëroi dhunuesin në ambientet e komisariatit.

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984