INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna vdes nga 'zemra e thyer' vetëm disa javë pasi kishte humbur djalin dhe gjyshin e saj

Nëna vdes nga 'zemra e thyer' vetëm disa javë pasi kishte humbur djalin dhe gjyshin e saj

Publikuar më: 18:00 06-12-2017

Një nënë ka vdekur zemërthyer vetëm pak javë pasi djali i saj 10-vjeçar u nda në mënyrë të papritur nga jeta. Djali vdiq 22 orë pas stërgjyshit të tij. Një histori shumë e trishtueshme kjo. Tre anëtarë të së njëjtës familje që vdesin brenda një muaji, nga një problem në zemër. Ashley Tomlin besohet të ketë pësuar të njëjtën gjendje fatale të zemrës që mori jetën e djalit të saj Jak Fada dhe atë të gjyshit James Tomlin. Të tre anëtarët e familjes dyshohet se kanë pasur të njëjtin problem shëndetësor.

ASHLEY-TOMLIN-JtAK-FADA.jpg

Futbollisti i çmendur Jak, nga South Shields, vdiq në spital më 6 nëntor, vetëm disa orë pasi u ankua për dhimbje në gjoks. Mjekët i thanë familjes së tij të shkretuar se ai kishte vuajtur nga një çarje e arteries së zemrës. Vdekja e Jakit erdhi 22 orë pas largimit nga jeta të stërgjyshit të tij, James Tomlin. Në orët e para të mëngjesit të së hënës, mamaja e tij Ashley humbi gjithashtu jetën. Dyshohet se të tre anëtarët e familjes i janë nënshtruar të njëjtës gjendje vdekjeprurëse dhe të afërmit e tyre të mbijetuar tani duhet të testohen për të parë nëse ata janë në rrezik. Por sot babai i Ashley i shkatërruar nga dhimbja i ka thënë ChronicleLive se si ai beson se vajza e tij vdiq nga zemra e thyer."Është e njëjtë me atë që ka ndodhur me Jak. Arteria kryesore ka shpërthyer. Mjeku ka thënë se është si një thyerje zemre. Ajo ishte e shkatërruar që kur Jak vdiq "-tha Keith Tomlin. Jak iu nënshtrua operacionit kur ai ishte vetëm tre muajsh pasi u diagnostikua me një vrimë në zemrën e tij dhe vazhdoi të kryente kontrolle në Spitalin Freeman të Neëcastle-it derisa ai mbushi pesë vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324