INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna vret dy vajzat e saj pas një sherri, më pas vritet nga policia

Nëna vret dy vajzat e saj pas një sherri, më pas vritet nga policia

Publikuar më: 08:01 26-06-2016

Një grua ka vrarë dy vajzat e saj në një zonë periferike në Houston, SHBA, para se të qëllohej për vdekje nga policia. Christy Sheats, 42 vjeçe vrau Taylor Sheats, 22 dhe Madison Sheats, 17 vjeçe pas një sherri në familje që nisi në shtëpi dhe përfundoi në rrugë. Policia mori një telefonatë emergjence të premten pasdite dhe gjeti të shtrirë përtokë pa shenja jete dy vajzat. Nëna e tyre po mbante në dorë një pistoletë, e cila pavarësisht thirrjes së policisë nuk e hidhte.

Nuk është e qartë nëse Christy i drejtoi pistoletën policisë, apo ndonjë prej vajzave që detyruan oficerët ta vrisnin. Në shtator 2015, Christy postoi në Facebook një foto të dy vajzave dhe shkruante: Gëzuar ditën e vajzave për dy gocat e mira të mrekullueshme. Ju dua dhe vleni më shumë sesa një thesar që mund të jetë njohur.”

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492