Moderatorja Arbana Osmani, rreth një muaj më parë dha lajmin se është në pritje të një fëmije.
Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër dhe për këtë nuk ngurojnë të flasin herë pas here.
Së fundmi Arbana ka zbuluar nepsin e shtatzënisë.
Përmes një postimi në Instastory moderatorja ka treguar se ka ngrënë një tortë mimosa brenda 24 orësh.
Ajo ka publikuar një foto, ku duket se ka mbetur vetëm një copë nga torta.
"Nga seriali "si të hamë një tortë mimosa brenda 24 orësh", ka shkruar Arbana krahas fotos.