Të gjithë e mbajmë mend si vajzën ‘harrakate’, me shumë tatuazhe dhe me stilin ekstravagant, por tashmë ajo është shndërruar në tjetër njeri.
Bëhet fjalë për Najada Konomin ose Noçen e ‘Big Brother 1’, e cila është martuar me Fationin. Mirë së fundmi, Noçja ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë fansat.
Ajo është bërë nënë për herë të parë, pasi ka sjellë në jetë një vajzë. Najada ka publikuar disa foto komike në Instagram, ndërsa këto momente i quan si më të mirat.
Në komente, ajo ka zbuluar që vajza ka lindur para dy muajsh, por vetëm tani e ka dhënë lajmin.