Alketa Vejsiu ka shfrytëzuar pak momente të lira nga pushimet e saj verore për të bashkëbiseduar me fansat. Prezantuesja dhe producentja e njohur i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të ndjekësve në Instagram në rubrikën “Ask”, përfshirë këtu edhe ato që kanë të bëjnë me familjen. Një prej pyetjeve kishte të bënte pikërisht me zgjerimin e saj. “Kë plan/ kohë për një bebush?”, e pyet një ndjekës. Alketa ka preferuar të përgjigjet me një video ku thotë: “Plan nuk kam, por kohë kam plot. Zoti i di këto punë”.