INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nenexhiku dhe mbrekullia në stomak

Nenexhiku dhe mbrekullia në stomak

Publikuar më: 08:45 29-05-2016

Dhembjet e stomakut vijnë për arsye nga më të ndryshmet nga ato të ftohjes, kequshqyerjes deri në problemet me ulçrat apo gastritët. Së fundmi është vërejtur me shumë efektivitet se nenexhiku një bimë që gjendet lehtësisht dhe në farmacitë shqiptare është një kurë tepër efektive për dhimbjen e stomakut, si dhe për të trajtuar të përzierat, ankthet apo dhimbjet e barkut. Bima zihet dhe pihet si çaj. Sasia që nevojitet është një degë e njomë nenexhiku ose një lugë kafe e thatë me një filxhan çaji ujë. Pasi të zihet dhe të filtrohet lëngu, mund ta ëmbëlsoni me pak sheqer ose mjaltë. E nëse pini rregullisht përmirësimet do të jenë shumë të ndjeshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107