INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetarët presin Luiza Gegën: Jam shumë e lumtur

Qytetarët presin Luiza Gegën: Jam shumë e lumtur

Publikuar më: 09:35 12-07-2016

Ndryshe nga sa ndodhi me futbollistët e kombëtares shqiptare, të cilët u ritëm me ceremoni të organizuara nga ana e qeverisë, në fakt nuk ndodhi e njëjta gjë me nënkampionen e Europës në atletikë, Luiza Gega.

Nënkampionia e Europës në atletikë, Atletja Luiza Gega mbërriti mbrëmë në orën 23:15 në e aeroportin e Rinasit. Në garën e 3000 metrave me pengesa për femra në Amsterdam, ajo regjistroi kohën e dytë më të shpejtë prej 9:28:52, duke vendosur kështu edhe një rekord kombëtar në këtë disiplinë.

Vajza që në Amsterdam bëri krenar çdo shqiptar duke arritur të renditet e dyta në 3000 metra me pengesa mbërriti në atdhe, por pavarësisht fitores që rrëmbeu, asnjë shtetar nuk e priti në aeroport, por megjithatë supriza nuk mungoi.

Në fakt ka qenë një pritje emocionuese nga një grup të rinjsh të Nisma Thurrje, që kishin shkuar në Aeroportin e Rinasit.

“Nuk ka autobusë me dy kate, as helikopterë shoqërues, as çelësa qytetesh e as pasaporta diplomatike sot për Nen Kampionen e Europes Luiza Gega. Shteti nuk ka ardhur. Por ama ka shume dashuri dhe respekt nga qytetare te thjeshte te cilët kane dale ta presin sepse vlerësojnë këdo qe e ngre lart emrin SHQIPTAR!”, shkruajnë të rinjtë.

Ndërkohë që po të njëjtin status ka shpërndarë në Facebook, edhe vetë Luiza Gega. “Ju falenderoj shumë shumë për emocionet që më dhatë, ndihem vërtet shumë e lumtur për këtë”, shkruan Luiza Gega.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832