INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nënkryetari i CDU/CSU ofron ndërmjetësim për krizën politike

Nënkryetari i CDU/CSU ofron ndërmjetësim për krizën politike

Publikuar më: 11:17 09-05-2019

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul e vlerëson shumë të rrezikshme situatën politike në vend. “Shqipëria e gjen veten në një krizë të rrezikshme politike”, thotë ai.

Si argument kryesor ai shton se, “nxisin nacionalizmin dhe të ndjekin planet për Shqipërinë e Madhe. Për më tepër, kjo do të nxiste vetëm vendet e treta për të ndërhyrë edhe më shumë në çështjet shqiptare. E gjithë kjo mund të çojë në konflikte të reja, trazira apo edhe shpërthime në Ballkan”.

Ndaj sipas tij, zgjidhja e situatës është urgjente e për këtë ai ofron ndërmjetësim të CDU/CSU-së. “Edhe nëse qeveria Rama ka shumicën në parlament, ajo duhet të jetë e përgatitur për të bërë kompromise reale. Ne jemi të përgatitur për të ndihmuar në kapërcimin e krizës, nëse të dyja palët kanë vullnetin për ta bërë këtë”, shprehet Johann Wadephul në intervistë për “Shekullin”.

Integrimi i vendit duket larg sipas parashikimeve të tij dhe kërkesave të larta që ka BE-ja për vendin tonë. Mes tyre përfshihet dhe dënimi i shit-blerjes së votës. “Shqipëria ende ka nevojë të bëjë përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të pranimit. Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit. Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit. Sepse kjo është një çështje themelore e sundimit të ligjit dhe është ajo që duhet të garantohet”, thekson nënkryetari i CDU-CSU. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038528442382812