Luciano Spalletti është shumë pranë drejtimit të Interit. Trajneri aktual i Romës çdo ditë dhe më shumë po përflitet se do të jetë zëvendësuesi ideal i Stefano Piolit që u shkarkua nga posti i trajnerit të Interit.
Sipas burimeve të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, përveç Spallettit pronarët kinez e kanë në plan ta sjellin edhe Radja Nainggolan ose Kevin Strootman, transmeton SYRI.net.
Mesfushori belg është një prej futbollistëve më të kërkuar dhe pritet të kushtojë rreth 40 milionë euro.
Nëse tentohet kjo blerje atëherë Interi gjatë merkatos së verës do të nxjerrë në shitje Ivan Perisic, Ever Banega dhe Marcelo Brozovic për të rregulluar ‘Fair-Play’ financiar.