INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nënshkruhet marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Ja çfarë përfitojnë shqiptarët

Nënshkruhet marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Ja çfarë përfitojnë shqiptarët

Publikuar më: 08:59 01-05-2019

Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme Chrystia Freeland përmes një njoftimi në Facebook, ka deklaruar se bashkë me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Ottawa, Ermal Muça kanë firmosur marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Kjo marrëveshje do ju sjellë shqiptarëve që jetojnë në Kanada njohjen e viteve të punës në Shqipëri gjë që do të ndikojë në përllogaritjen e masës së pensionit.

Po kështu krahas marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes dy vendeve është nënshkruar edhe Rregullorja administrative ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë dhe Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social të Kanadasë.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme për shqiptaro-kanadezët ka reaguar me një status në rrjetet sociale edhe deputetja liberale Julie Dabrusin, e cila ka qenë politikania që ka lobuar fuqishëm për arritjen e kësaj dite.

Article Logic
Execution time: 0.0035858154296875