Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar në Bruksel protokollin që i hap rrugën Maqedonisë për t’u anëtarësuar në aleancën veri-atlantike.
Ky vendim i NATO-s ka ardhur, pasi Greqia ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës, e cila i ka dhënë fund konfliktit mbi 27-vjeçar në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.
Me këtë marrëveshje, Maqedonia është pajtuar për ndërrimin e emrit në Maqedoni e Veriut ndërsa Shkupi ka pranuar se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonasit e lashtë.
Marrëveshja mes dy vendeve është nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018 në Prespë