Përfshirja në flakë e nënstacionit elektrik në Kukës ka lënë disa orë pa energji elektrike për disa orë me radhë pjesërisht qytetin. Sipas të dhënave një pjesë e qytetit të Kukësit për disa orë gjatë paradites ka mbetur pa energji elektrike për shkak të zjarrit që ra në një pjesë të nënstacionit Rexhepaj nga mbingarkesa në rrjet.
Ndërkohë aktualisht pa energji janë njësitë administrative Terthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujëmishte dhe Shtiqen.
Grupet e OSHEE janë në vendngjarje duke punuar prej dy orësh, ndërsa nevojitet të paktën dhe disa orë për riparimin e dëmit. Si pasojë e zjarrit kanë pësuar djegie dhe janë dëmtuar rëndë 6 fidra 10 KV, dëm i konsiderueshëm për OSHEE-në. Qyteti i Kukësit aktualisht po furnizohet me energji përmes linjës unazore me fiderin 5.