INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nëntë gjëra që nuk e dinit se u shpikën nga gratë [VIDEO]

Publikuar më: 17:42 04-09-2017

Duke nisur nga softueri kompjuterik, bateritë e stacionit hapësinor, identifikimet e telefonatave, fshirëset e xhamave, makina larëse e deri te sistemi i sigurisë janë shpikur nga gratë. Pas krijimit të këtyre objekteve të përditshme dhe këtyre inovacioneve shkencore qëndrojnë këto femra. Softueri kompjuterik u shpik nga admiralja Grace Hopper e cila pasi u bashkua me Marinën e SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore, u caktua të punonte në një kompjuter të ri, të quajtur Mark 1. Në vitin 1952 ajo krijoi përpiluesin e parë, i cili mund të përkthente udhëzimet e formuluara në kode që kompjuterët mund të lexojnë, duke e bërë programimin më të shpejtë e duke revolucionarizuar mënyrën se si kompjuteri punonte. Doktoresha Shirley Ann Jackson është një fizikante amerikane, studimi i së cilës në vitet '70 është përgjegjës për identifikimin e telefonuesit dhe pritjen e thirrjes. Zbulimet e saj në telekomunikacion u kanë mundësuar gjithashtu të tjerëve të shpikin faksin e lëvizshëm, kabllot me fibra optike dhe qelizat diellore. Mary Anderson krijoi fshirësen e xhamit të makinës. Zgjidhja e saj ishte një gome që mund të lëvizte nga brenda makinës. Në vitin 1903 iu dha patenta për pajisjen e saj. Bateritë e stacionit hapësinor  u shpikën nga Olga D Gonzalez-Sanabria.  Ajo, zhvilloi teknologjinë në vitet 1980 dhe tani është drejtoreshë e inxhinierisë në Qendrën Kërkimore Glenn të NASA-s. Pjatalarësja  u shpik nga Josephine Cochrane. Makina e saj, e cila përfshinte një motor që shndërronte një rrotë brenda një kazani bakri, ishte pjatalarësja e parë automatike për të përdorur presionin e ujit. Ajo mori patentën për shpikjen e saj më 1886. Sistemi i sigurisë në shtëpi u shpik nga  Marie Van Brittan Brown. Së bashku me burrin e saj Albert, ajo zhvilloi sistemin e parë të sigurisë në shtëpi në vitet  '60. Ann Tsukamoto bëri të mundur izolimin e qelizave burimore. Patenta e saj u dha në vitin 1991. Stephanie Kwolek shpiku fijet e lehta që përdoreshin në xhaketa kundër plumbave dhe forca të blinduara të trupit. Që nga zbulimi i saj në vitin 1965, materiali, i cili është pesë herë më i fortë se çeliku, ka shpëtuar miliona jetë. Krijimi i lojës më popullore në histori Monopoli u bë Elizabeth Magie. Dizajni i saj, të cilën e patentoi në vitin 1904, u quajt Loja e Pronarit.

Article Logic
Execution time: 0.0013740062713623