Neritan Liçaj ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Man’s Life” në InLife.
Ai ndau me kamerat e IN Tv emocionet dhe peripecitë e rolit më të rëndësishëm të karrierës së tij si aktor, Braron Tuzenbah në shfaqjen "Tri Motrat". Neritani u shpreh se ishte e vështirë të kuptoje kompleksitetin dhe absurditetin e rolit, por në fund ia ka dalë mbanë më së miri. Gjithashtu gjatë intervistës ka rrëfyer për periudhën kur ka qenë emigrant në Itali dhe punën e tij si sekretar në një shkollë private. Por kjo nuk është e vetmja punë qe i është dashur të bëjë që nuk ka lidhje me profesionin e tij, ai tregon me modesi dhe krenari se ka punuar si kamarier, banakier dhe ndonjë herë dhe si hidraulik.
Mos harroni se drama “Tri Motrat” vazhdon të shfaqet në Teatrin Kombëtar.