Gazetari i ekonomisë, Gjergj Erebara akuzon rëndë "Intesa SanPaolo Bank" në Tiranë. Jokorrekte, e papërgjegjshme dhe me komisione ‘’predatore’’, kështu e ka cilësuar Erebara, bankën Intesa.
“A doni nje bankë jokorrekte, të papërgjegjshme dhe me komisione predatore? Mos shkoni më tutje, zgjidhni Intesa San Paolo Bank Albania” shkruan ai.
Shpesh bankat në Shqipëri janë vënë në qendër të diskutimeve të opinionit publik, për shërbimin dhe interesat e larta, madje edhe në rastet e mashtrimeve që kanë kryer punonjës të tyre, por kësaj here gazetari duket se është nervozuar me të vërtetë keq me ''Intesa SanPaolo Bank Albania''Newsbomb.al