INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse bëni këtë gjë me partnerin do përmirësoni marrëdhënien tuaj 100%

Nëse bëni këtë gjë me partnerin do përmirësoni marrëdhënien tuaj 100%

Publikuar më: 11:29 16-02-2017

Nuk ka rëndësi nëse jeni në një lidhje prej shumë kohësh apo në një të re, mund të përmirësoni gjithmonë marrëdhënien tuaj seksuale, duke bërë pikërisht këtë.

Nuk po flasim për një vibrator të shtrenjtë, pranga, litarë apo lodra të tjera seksuale, po flasim për udhëtimin.
Në një studim ku merrnin pjesë më shumë se 1.000 veta, drejtuar nga US Travel Association, u zbulua se çiftet që udhëtonin më shumë së bashku, kishin një jetë më të mirë në çift dhe marrëdhënie më të kënaqshme në shtrat, në krahasim me ata që nuk udhëtonin.

 

28 % e tyre u shprehën se qoftë një udhëtim i shkurtër në fundjavë, përmirësonte në mënyrë drastike jetën e tyre seksuale, ndërkohë që 40% e tyre deklaruan se kjo zgjaste për një kohë shumë shumë të gjatë.
Gjithashtu, 83 % e çifteve pretendonin se të udhëtonin së bashku, e përforconte lidhjen dhe nuk linte vend për keqkuptime.
Kështuqë, në një të ardhme jo shumë të largët, planifikoni një udhëtim me të dashurin tuaj. Bota është e madhe, ka kaq shumë gjëra për të eksploruar së bashku…

Article Logic
Execution time: 0.0018100738525391