INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse bëni këto 3 gjëra, mund të udhëtoni shpesh. Më në fund!

Nëse bëni këto 3 gjëra, mund të udhëtoni shpesh. Më në fund!

Publikuar më: 13:41 09-03-2018
Një shprehje thotë: “Ne nuk udhëtojmë për t’u arratisur nga jeta, por për të shpëtuar jetën që mos të arratiset nga ne”.
Sipas intv.al janë disa mënyra që do ju ndihmojnë të udhëtoni shumë, pra të përballoni shpenzimet mirë. Një nga arsyet, pse njerëzit nuk janë të sigurt për të udhëtuar është pjesa ekonomike, por shikoni se ç’duhet të bëni:
1. Kaloni një sezon duke punuar  jashtë vendit
Shumë vende kërkojnë punonjës nga vende të ndryshme. Ju mund të provoni një pozicion që ndoshta ju duket interesant. Me këtë rast edhe udhëtoni, edhe fitoni nga ana financiare. Ku ka më mirë!
2. Bëni një shkëmbim pune 
Ka shumë faqe interneti që mund të përdoren si një shkëmbim për ushqim dhe akomodim.  Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të udhëtuar, nëse jeni tip që nuk e vrisni mendjen për të ndryshuar ambjent, qoftë edhe për një javë.
3. Studioni  jashtë vendit 
Nëse jeni student, keni një arsye fantastike për të udhëtuar jashtë vendit. Merrni kontakte dhe shikoni se çfarë mundësish ekzistojnë që ju mund të realizoni këtë gjë.
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0042319297790527