INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse bëni këto 3 gjëra, nuk do e gjeni kurrë dashurinë. Kujdes!

Nëse bëni këto 3 gjëra, nuk do e gjeni kurrë dashurinë. Kujdes!

Publikuar më: 15:22 23-01-2017

Njerëzit ndonjëherë janë armiqtë më të këqinj të vetes së tyre.

Mos u ankoni pse ju ndodh diçka, pasi përgjigjen e keni te vetja juaj. Sipas intv.al, janë vetëm 3 gjëra që ju ndalojnë të gjeni dashurinë që meritoni në jetë.

1. Fokusoheni te gjërat që ju kanë ndodhur dikur

Nëse e bëni këtë gjë, nuk do ndryshoni asgjë te jeta juaj. Ju e mbani mendjen ende te arsyeja e ndarjes me dikë që donit? Ajo që iku nuk kthehet më, duhet të shikoni si të ecni përpara.Nuk fillohet diçka e re, me kokën pas.

2. I shikoni gjërat me negativitet

Nëse e bëni këtë gjë, vetëm gjëra negative do ju ndodhin. Duhet të përpiqeni t’i jepni suport gjendjes suaj emocionale. Do refuzoni çdo rast që do t’ju vijë dhe do pendoheni më pas për sjelljen tuaj.

3. E bëni ish-in tuaj më të rëndësishëm se ju

Mos harroni se ju keni më shumë rëndësi se çdo gjë. Nëse në çdo bisedë e përmendni ish-in tuaj, tregon se po i kushtoni më shumë rëndësi atij, sesa vetes suaj. Si pasojë, nuk do mund të keni mendjen te ndonjë person i ri që mund të futet në jetën tuaj.

 

Burimi: Your Tango

Përshtati: Anisa Bega 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777