INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse bëni këto 6 gjëra sapo ndaheni, do fitoni diçka që të gjithë e duan. Zbulojeni!

Nëse bëni këto 6 gjëra sapo ndaheni, do fitoni diçka që të gjithë e duan. Zbulojeni!

Publikuar më: 11:06 06-10-2017
Ndarja është diçka që ndikon keq në gjendjen shpirtërore.
Sipas ekspertëve, në vend që të mbylleni në shtëpi duke qarë, bëni mirë të nxitoni të shijoni jetën tuaj. Sipas tyre jane pikërisht këto gjëra që duhet të bëni, edhe nëse nuk e keni mbështetjen e duhur.
1. Ndryshoni kompletin tuaj të çarçafëve
Nëse sapo jeni  ndarë ndryshoni çarçafët që më parë keni fjetur me partnerin tuaj. Kjo gjë do ju duket tamam një ndryshim sado i vogël që po bëni. Mundohuni që edhe shtrati ku flini të mos ju kujtojë aromën e ish-it tuaj.
2. Bllokojeni nga çdo rrjet social që keni
Nëse e bëni këtë gjë, do shmangni keqkuptimet  dhe do ndiheni më të qetë shpirtërisht. Nuk keni pse të shihni se çfarë bën partneri me jetën e vet. Në këtë mënyrë do ndiheni më të lirshëm për të bërë jetën tuaj. Mundohuni ta bëni këtë gjë dhe do shikoni se do e përmirësoni  jetën tuaj.
3. Lëreni veten tuaj të mërziteni
Psikologët thonë se duhet të shfryni mërzitjen dhe trishtimin tuaj. Nëse ju vjen për të qarë, bëjeni  dhe mos mendoni gjatë. Ndikon negativisht në gjendjen tuaj psikologjike nëse e mbani trishtimin brenda.
4. Ndryshoni pamjen tuaj të jashtme
Nëse e keni pasur qejf ndryshimin e modelit të flokëve, ka ardhur koha ta bëni realitet. Ju vendosni për pamjen tuaj të jashtme dhe kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni më mirë me veten tuaj.
5. Flirtoni sa më shumë
Nëse më parë nuk e keni bërë këtë gjë, për shkak të lidhjes suaj, ka ardhur momenti të flirtoni sa më shumë. Mos e kufizoni veten tuaj për asnjë arsye. 
6. Bëni një udhëtim
Udhëtimi është shëruesi më i mirë i trishtimit. Kur shikon vende të reja, njerëz të rinj, aventura të reja ndikon pozitivisht në jetën tuaj, sidomos pas ndarjes. Prandaj, nëse jeni ndarë, filloni të kërkoni për bileta.
Burimi: Buzzfeed
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607