INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse bëni këto 8 veprime gjatë puthjes, asaj nuk ka për t'i pëlqyer aspak!

Nëse bëni këto 8 veprime gjatë puthjes, asaj nuk ka për t'i pëlqyer aspak!

Publikuar më: 11:19 20-04-2017

Meshkuj, përpiquni t'i evitoni këto veprime gjatë puthjes...

Futja e gjuhës në gojë forcërisht dhe në mënyrë të papritur
Vetëm sepse gjuha është muskuli më i fortë në trupin tuaj, nuk do të thotë që duhet të tentosh ta fusësh në gojën time si Supermeni në momentin që shqyen dyert e ashensorit. Është e shpifur, e paedukatë dhe më bën të mendoj se do të kalosh menjëherë në seks pa pikën e paralojës.

Lënia e gjuhës në gojë si një peshk i ngordhur
Ky është një nga ato proceset e ndërmjetme kur ke mjaftueshëm siguri për t’i çuar gjërat deri në këtë pikë, po jo dhe aq siguri për ta lëvizur gjuhën e për të bërë diçka.

Të thithurat
Jo, jo dhe jo! Një e vetme dhe aksidentale, mund edhe të falet në një moment pasioni. Por 17 të tilla në qafën time, sa për të treguar se jam e “nxonme” nuk falen aspak. Ç’taksirat kam të vë shall në korrik?

Përdorimi i gjuhës si një mulli me erë
Ti e di që duhet të bësh diçka, por duke mos pasur asnjë ide se çfarë është kjo diçkaja, fillon ta lëvizësh gjuhën pa asnjë drejtim apo qëllim të caktuar.

Mbajtja e buzëve të kyçura
Kjo do më bëjë të mendoj për disa alternativa të mundshme. 1. Çamçakëzi që po përtyp nuk është mjaftueshëm i fortë për të mbuluar aromën e sallatës me qepë që hëngra para nja dy orësh. 2. Unë puth kaq keq sa ti po mundohesh të mbrosh veten nga unë. 3. Ti po mendon që në gojën time jeton ndonjë krijesë e frikshme që do të të futet në gojë sapo ta hapësh buzët.

Gllabërimi i gojës
Të mbulosh tërësisht gojën time me gojën tënde nuk është aspak seksi, është e shpifur. Dhe mos u habit fare nëse do të fshij buzët pasi të më jesh shqitur.

Kafshimi i puzës dhe tërheqja e saj deri në lagjen tjetër
Sidomos në paralojë, kafshimet e vogla janë vërtet eksituese. Theksoj ‘të vogla’, sepse nëse do ta tërheqësh aq shumë, mund të përfundosh duke e shkulur fare nga vendi.

Gromësimat e vogla!!!
Ok djema. Nëse ju vjen një gromësimë e vogël dhe nuk doni të prishni romanticitetin ndaj e lëshoni si pa dashje gjatë puthjes, duke menduar që e dashura juaj nuk do ta vërë re, E KENI GABIIIM! Shuuumë gabim!

Article Logic
Execution time: 0.0040998458862305