‘King and the Queen” është kënga që vuri edhe më shumë në qendër të vëmëndjes ish dy bashkëpunëtorët, Noizy dhe Enca.
Madje, përveç tyre edhe fansat nisën t’i thërrasin si në këngë. Por jo çdo gjë shkoi ashtu siç ata e kishin parashikuar pasi marrëdhënia mes këngëtares dhe reperit u prish, madje pati një fund të hidhur. E ndërsa edhe sot Enca vazhdon të vetëquhet “Queen”, Noizy thërret një tjetër këngëtare shqiptare me këtë emër. Ajo është mikesha e tij, Dafina Zeqiri e cila teksa mban veshur bluzën e linjës së veshjeve të Noizyt, ai e quan “Queen”. /intv.al/