Baby G dhe Getinjo para pak kohësh, ishin pjesë e të njëjtit label muzikor. Por ishte Baby G e para që u largua nga ky label. Pas largimit, ajo i prishi marrëdhëniet edhe me pjestarët e labelit dhe ndër ta ishin edhe vëllezërit, Mozzik dhe Getinjo. Madje këta të fundit edhe e ironizuan këngëtaren në njërën prej këngëve të tyre. Por nuk vonoi shumë edhe vetë dy vëllezërit, pasi prishën marrëdhëniet me të njëjtin label, u larguan që aty. Dhe sot, Baby G duket se i ka lënë pas inatet e vjetra me djemtë dhe i bën këtë urim Getinjos për ditëlindje.
”Urime ditëlindjen Getinjo, të vërtetit gjithmonë qëndrojnë, deri në fund. Miku im i përjetshëm”, ka shkruar ajo.