INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse dikush është narcist, ai nuk do mund t'i bëjë kurrë këto 5 gjëra

Nëse dikush është narcist, ai nuk do mund t'i bëjë kurrë këto 5 gjëra

Publikuar më: 20:58 26-05-2017

Nuk e kuptoni kur dikush është narcisit? Nëse ai nuk do mund t'i bëjë kurrë këto 5 gjëra ai është një narcist…

Për shkak të ndjenjës së tyre thelbësore të vlefshmërisë dhe madhështisë të cilat i karakterizon , narcistët ose të 'dashuruarit me veten' luajn me rregulla të ndryshme në krahasim me njerëzit e tjerë. Këtu është një listë e shkurtër e gjërave që çdo njeri normal bën por që nje narcist nuk mund t’i bëj kurrë.

1.Të kërkojë ndjesë (falje)

Narcistët kurrë nuk kërkojne falje pasi nuk ndjejnë asnjeherë se kanë bërë keq. Ndjenja e epersisë mbi të tjerët perforcon besimin e tyre se qëniet e tjera inferiore gjithmonë duhet të fajësohen për çdo gjë që shkon keq edhe pse ata janë në të vërtetë përgjegjës.

2.Të mbajnë përgjegjësi

Narcistët e anashkalojnë gjithmonë përgjegjësinë. Ata kanë ndërtuar identitetin e tyre i cili bie ndesh me parimet thelbesore të të qenurit i përgjegjshëm. Mbi të gjitha narcistet e urrejnë të jenë të përgjegjshëm për edhe gjënë më të vogël.  Edhe pse përgjegjësia ndikon në jetën e tyre ata janë mjeshtër të mohimit të saj dhe projektinin tek dikush tjetër.

3.Të vetë-reflektojnë

Për narcisistet , vetë-reflektimi është një territor i rrezikshëm që duhet të shmanget me çdo kusht sepse përfaqëson dobësi të padurueshme. Kjo është arsyeja pse narcisistët rrallë kërkojnë terapi, shmangin komunikimin e ndershëm, refuzojnë llogaridhënien dhe përdorin me lehtësi shpërthimet e fuqishme mbrojtëse për të shperndarë të vërtetën.

4.Te falin.

Për të njejten arsye siç nuk kërkojnë falje narcistët nuk falin. Për ata të gjithë paraqesin një kërcënim për tu mboshtur pasi e shohin jetën si një zonë betejë dhe lufte për mbijetesë. Në këtë mënyre çdo lloj demtimi që ju bëhet ata e konsiderojnë shkak për hakmarrje. Nëse dikush iu kerkon falje ( tentativë e kotë për t’i dhënë fund konfliktit) narcistët e shohin këtë si dështim të epersisë  së tyre duke e ndërshkuar kështu më shumë personin që kërkon ndjesë. Falja e vërtetë nuk është pjesë e narcistëve  pasi ata nuk mund të falin vetveten.

5. Të shprehin ndjenjat e tyre të vërteta.

Kur bie fjala për ndjenjat e tyre , narcistët fshihen si nga të tjerët por edhe nga vetja. Ata nuk mund t’i kuptojnë ndjenjat e tyre themelore që nxisin veprimet qe kryejnë. Me pak fjalë ata janë të huaj në fushën e emocioneve të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.004525899887085