INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse dikush në shoqërine tuaj ka këto karakteristika duhet eleminuar patjeter

Nëse dikush në shoqërine tuaj ka këto karakteristika duhet eleminuar patjeter

Publikuar më: 14:07 30-01-2017

Miqësia është e vështirë!

Sidomos kur jeni në të 20-at dhe nuk e keni ndarë ende mendjen se çfarë do bëni me jetën tuaj. Megjithatë vjen një moment në jetë ku duhet të tregohesh egoist në mënyrë që ta jetosh atë sa më qetë. Shpeshherë e vetmja mënyrë është që të largoheni nga njerëzit që nuk ju bëjnë të lumtur ose më saktë nga këta tipa të cilët i konsideroni miq:

Mburavecët
Të gjithë njohin një të tillë, madje ndodh që është edhe pjesë e grupit shoqëror, e kuptoni për çfarë po flasim, për ata njerëz që nuk pushojnë kurrë së përmenduri çfarë kanë arritur në jetë ose sa të bukur janë. Ka ardhur koha të mos shoqëroheni më. Pikë!

Ata që ankohen gjithë kohës
Nuk është aspak e shëndetshme për trurin tuaj të dëgjoni gjithë ankesat e botës nga një njeri i vetëm. Përveçse ju lodhin, do ju bëjnë edhe më pesimistë. Larg tyre!

Ata që ju shfrytëzojnë
Të gjithë kemi bërë gjëra për miqtë tanë, për të cilat do të donim të ishin mirënjohës dhe pse jo të prisnim të njëjtën gjë prej tyre në momente të vështira. Nëse keni një mik që përfiton nga ju duke ditur se ju nuk thoni asnjëherë jo, edhe kur nuk ju pëlqen diçka, duhet të evitoni të shoqëroheni me ta.

Ata që “mezi e gjejnë kohën për ju”
Është e kuptueshme që sa më shumë të rriteni, aq më shumë përgjegjësi dhe orare të ngarkuara keni, kështuqë nuk ndodh shpesh që të takoheni me shokët tuaj. Megjithatë ndoh me disa njerëz që sado kërkoni të takoheni, do gjejnë gjithmonë një justifikim për të mos u takuar me ju. Kjo është një shenjë që ka ardhur koha të shikoni punën tuaj.

Ata që flasin flasin flasin!
E kemi fjalën vetëm për veten e tyre. Nëse keni një mik që sa herë ju takon në vend që të bashkëbisedojë, ju konsideron si një ditar të tijin, atëhere e dini vetë çfarë duhet të bëni…

Ata që nuk ju mbështesin…aspak!
Është diçka tjetër të japësh këshilla dhe të theksosh diçka që nuk ju ka pëlqyer dhe është diçka tjetër për dikë t’ju thotë se vendimet tuaja janë të gabuara lidhur me karierën, shëndetin, jetën sentimentale apo paratë. Nëse e gjeni veten me dikë që përpiqet të gjejë çdo të keqe tek jeta e tjetrit, ky është një problem personal i tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0045039653778076