INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse do të dish diçka të fshehtë pyet Google! Ja pyetjet e ''çuditshme'' të njerëzve rreth seksit

Nëse do të dish diçka të fshehtë pyet Google! Ja pyetjet e ''çuditshme'' të njerëzve rreth seksit

Publikuar më: 09:27 29-05-2019

Në Google njerëzit shpesh marrin përgjigjen e disa pyetjeve të cilat mund tju vijë turp tja bëjnë të tjerëve. Pavarësisht se duket sikur kjo platformë na kthen përgjigje pa i treguar askujt, në motorët e kërkimit të saj ruhen të gjitha pyetjet tona.

Sipas Google ajo çfarë njerëzit kërkojnë më shumë janë pyetje rreth seksit dhe më të interesuarit janë meshkujt.

Kur vjen puna tek zmadhimi i gjoksit të partneres, burrat janë të ndarë në dy pjesë. Një pjesë shkruan për mënyrën si duhet bindur partnerja që të zmadhojë gjoksin, ndërkohë që pjesa tjetër dëshiron të dijë si i duhet thënë partneres që të mos e bëjë ndërhyrjen.

Burrat shqetësohen gjithashtu për madhësinë e penisit

Në 10 pyetje që burrat bëjnë për penisin, 9 prej tyre lidhen me madhësinë. “Si ta bëj penisin më të madh” dhe “Pse penisi im është i vogël”, janë disa nga pyetjet më të përhapura.

Mungesa e seksit gjatë martesës

“Martesë pa seks” dhe “pakënaqësi me seksin gjatë martesës” janë disa nga pyetjet më të shpeshta.

Gratë shqetësohen për aromën e vaginës

Nëse për burrat është shqetësim madhësia, për gratë është aroma. Në pjesën më të madhe, ato kërkojnë pse vagina e tyre mban aromë si uthull, djathë, urinë, mbeturinë etj. Edhe djemtë kërkojnë mbi aromën e organeve gjenitale, më së shumti për të gjetur një mënyrë si t’ia thonë partneres.

Article Logic
Execution time: 0.0048160552978516