INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse do të jesh i lumtur mos bëj plane për kohën e lirë

Nëse do të jesh i lumtur mos bëj plane për kohën e lirë

Publikuar më: 12:26 08-08-2018

Nëse dëshironi të jeni i lumtur atëherë mos bëni plane për kohën e lirë. Në këtë përfundim kanë arritur kërkuesit në Universitetin në Ohio.Ata thonë se çelësi i lumturinë është përcaktimi i afërt i planeve dhe jo të merrni vendime afatgjata.

Studiuesit besojnë se caktimi i aktiviteteve për kohën e lirë i bën njerëzit  më pak të kënaqur, sepse kur mendon për  kohën nisjen dhe përfundimin atëherë shkatërron edhe lirinë.

"Në minutën që vendosni kufizime në një aktivitet argëtues, ju I grabisni  vetes disa nga kënaqësi", nënvizoi një nga kërkuesit e studimit duke këshilluar që planifikimi duhet bërë me përafërsi.Studiuesit gjithashtu paralajmërojnë se nuk duhet të planifikoni menjëherë pasi keni përfunduar një aktivitet të caktuar edhe pse bëhet fjalë për argëtim.“

Ju gjithmonë jeni duke parë orën dhe ndiheni sikur keni më pak kohë për të shijuar aktivitetin e parë’ nënvizojnë studiuesit.

Po ashtu gjatë kërkimit u vu re se takimet rigoroze dhe me orare janë ndër armiqtë kryesorë të produktivitetit në punë.Hulumtuesit, sugjerojnë se ne jemi më pak produktivë përpara një takimi apo angazhimi tjetër të punës.

Kjo ndodh sepse kur vjen një takim, ndihemi se nuk duhet të fillojmë një projekt të madh dhe të shpenzojmë një orë, thjesht duke iu përgjigjur postës elektronike dhe duke qenë joproduktiv.

Një zgjidhje e propozuar nga hulumtuesit është që të përpiqemi të grumbullojnë të gjitha takimet së bashku.Në këtë mënyrë, ju keni kohë  dhe më shumë  kur mendoni se mund të merreni me projektet më të mëdha në axhendën tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451