INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse doni të pasme të tonifikuara këtë verë, ndiqni këto këshilla

Nëse doni të pasme të tonifikuara këtë verë, ndiqni këto këshilla

Publikuar më: 15:48 17-03-2017

Vera po vjen dhe të gjithë kemi presionin për të pasur forma sa më tërheqëse, një trup dhe të pasme të tonifikuara.

Duke ditur që vera është sezoni i parë i plazhit dhe vetëm pas disa muajsh ju do hiqni dorë nga rrobat e plazhit, kështuqë nuk keni asnjë arsye të mos ndiheni rehat me lëkurën tua. Mënyra më e mirë për ta rritur vetëbesimin është të jeni të vetëdijshëm se ju keni punuar fort për të pasmet që keni.

Në mënyrë që të arrini të keni trupin që doni duhet të ndiqni këto hapa. Së pari duhet të harxhoni disa para që keni vënë mënjanë gjatë dimrit për të blerë një biçikletë të palëvizshme. Ju duhet ti vini vetes detyrim që të bëni 20 deri në 40 minuta ecje, për çdo ditë në një pistë vrapi. Pasi keni bërë vrapimin në pistë është e rendësishme të bëni 5 sete me nga 6 tërheqje, në mënyrë që të aktivizoni sa më mirë muskujt tuaj. Duhen bërë ato lëvizjet shkurtabiq të cilat të këpusin për të pasur këmbë të dreja.

Hedhje me peshë.Duhet të bëni stërvitje me një peshë 10 kilogram për secilën dorë dhe  më pas duhet të filloni uljet dhe ngritjet drejt këmbëve. Rritja e pulpës së këmbës. Vendosni 10 kilogramë peshë në çdo anë të barit dhe pastaj dhet të merrni një pozicion. Gishtërinjtë duhet ti vendosni në krye të peshave që në këtë mënyrë të këni mundësi të prekni tokën.

Pastaj duhet të merrni një pozicion dërrasë, në këtë mënyrë do tërhiqni trupin tuaj deri në ajër, por sigurohuni që shpina dhe këmbët tuaja të jenë të drejta. Pas këtij pozicioni ju duhet të ecni me duart lart, të shtrini krahët deri në qiell dhe më pas drejtoni shpinën sikur të ishit shtrirë mbi tavolinë. Pozicioni juaj i fundit është ai i urës. Shtrihuni mbi një qilim dhe me gjunjë të përthyer, lëreni trupin tuaj lart në ajër dhe sigurohuni që shpatullat të kenë prekur tokën. Bëjëni këtë veprim për 30 minuta dhe ju nuk do ta ndieni lodhjen. Këtë stërvitje duhet ta kryeni njëherë në javë dhe trupi juaj do jetë në gjendjë mjaft të mirë jo vetëm gjatë verës. 

Article Logic
Execution time: 0.0035908222198486