Ermal Mamaqi është një ndër moderatorët dhe aktorët më të njohur shqiptarë të cilin prej vitesh e kemi parë në ekranet tona. Në një deklaratë të dhënë ditën e sotme në “Wake Up”sipërmarrësi dhe moderatori ndër të tjera foli edhe për ‘formulën’ se si një njeri mund të jetë i suksesshëm.“Sot më shumë se kurrë të jesh i suksesshëm është shumë më e lehtë. Nëqoftëse krijon sistem, manual përdorimi dhe vendos renditjen e vlerave të brendshme në një rend të organizuar. Një njeri që të bëhet i suksesshëm duhet që minimalisht të shpenzojë 70-80 orë në javë në punë”; u shpreh Ermal Mamaqi.
Pra nëse doni të jeni të suksesshëm, punoni 70-80 orë në javë, por me plan ama.